13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Arrestohen babë e djalë në Malishevë, u rrahën pas një mosmarrëveshje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar babë e djalë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

Të dy kanë pësuar lëndime, ndërsa rasti ka ndodhur të premten në Malishevë rreth orës 19:45.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e kësaj kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit