23.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Armata e Maqedonisë profesioniste në misionet e NATO-s dhe solidare në ballafaqimin me fatkeqësitë natyrore

Zbulimit vitin e kaluar, sipas Armatës, na përfaqësoi me dinjitet në një nga garat më të vështira dhe më komplekse ushtarake, “Cambrian Patrol“ në Mbretërinë e Bashkuar. Në një garë ku morën pjesë 100 skuadra , ekipi i ushtrisë fitoi më shumë se 55 për qind të totalit të pikëve për detyrat e kryera duke marrë një medalje bronzi. Gjithashtu, në konkursin për “Ushtari më i mirë” i organizuar nga Garda Kombëtare e Tenesit, në SHBA, një nga pjesëtarët e njësisë speciale “Ujqërit” mori mirënjohje dhe medalje për rezultate të arritura dhe qëndrueshmëri.

Ushtria vitin e kaluar mori pjesë në misionet “Altea” në Bosnje dhe Hercegovinë me oficerë shtabi dhe një togë këmbësorie, “Unifil” në Liban me pjesëmarrjen e oficerëve të shtabit, “Kfor” në Kosovë, ku pjesëmarrja u rrit në dy toga këmbësorie dhe oficerë shtabi.

Gjatë vitit 2023, sipas planit për bashkëpunim ushtarak ndërkombëtar, Shkupi ishte organizator i konferencës së 26-të të shefave të shtabit të përgjithshëm të vendeve anëtare të nismës A5. Vitin e kaluar, Armata iu bashkua iniciativës rajonale të sigurisë “DECI” në konferencën e mbajtur në tetor në Zagreb.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit