15.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Arkitektët në krah të Mendi Qyrës: Zgjidhja për kaosin e Strugës nis me administratë të përgjegjshme

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, gjatë një takimi me arkitektë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit profesional për të gjetur zgjidhje afatgjata ndaj kaosit infrastrukturor që ka përfshirë qytetin.

“Zgjidhja nuk vjen vetëm nga projektet, por fillon me një administratë funksionale dhe të përgjegjshme,” u shpreh Qyra.

Ai siguroi se ndryshimi për Strugën tashmë ka nisur dhe do të vazhdojë me hapa të sigurt, duke ftuar qytetarët të japin idetë, shqetësimet dhe kritikat e tyre:
“Vetëm së bashku mund ta ndërtojmë Strugën që e meritojmë.”

 

https://www.facebook.com/share/r/1BUQQ3DZeW/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit