26.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Arbër Zaimi: Taravari dhe opozita shqiptare sfidojnë seriozisht BDI-në

Pas qëndrimi të kryetarit të ASH-së Arben Taravari, i cili kërkoi mbështjen e kuvendit të partisë për të shkuar bashkë në zgjedhje me opozitës shqiptare, ka reaguar Arbër Zaimi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje . Ai ka thënë se bashkëpunimi i tre kryetarëve të komunave më të mëdha shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e sfidon seriozisht BDI-në.

“Kryetarët e tre komunave më të mëdha shqiptare në Maqedoninë e Veriut duket se po formojnë një front të ri politik. Për herë të parë pas 20 vitesh pushtet, BDI-ja po sfidohet seriozisht.
Tetova, Gostivari e Çairi kësaj radhe nuk janë në dorën e BDI-së, dhe kryetarët e këtyre komunave kanë mundësi reale që të arrijnë të fitojnë shumicën e votave shqiptare në zgjedhjet e majit. Nuk do ta kenë aspak të lehtë, por mundësia ekziston”, ka shkruar Zaimi.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit