Arbër Ademi me kundërpërgjigje ndaj Bilall Kasamit

Deputeti Arbër Ademi ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të Bilall Zeza, duke i cilësuar ato si kontradiktore dhe pa qëndrueshmëri logjike.

Sipas Ademit, Zeza nga njëra anë kritikon liderin e Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për “20 vite kohë të humbura”, ndërsa nga ana tjetër deklaron se të drejtat e shqiptarëve nuk do të preken.

“Po cilat të drejta?”, shtron pyetjen Ademi, duke theksuar se nëse këto të drejta nuk janë arritur gjatë kësaj periudhe, atëherë nuk ka çfarë të mbrohet sot. Ndërsa nëse ato ekzistojnë, sipas tij, kjo nënkupton se janë fituar pikërisht gjatë kohës që Zeza e kritikon.

Ademi e cilëson këtë si një “logjikë që bie ndesh me vetveten”, duke shtuar se nuk mund të mbrohet diçka që nuk ekziston.

Në reagimin e tij, ai përdor edhe tone ironike, duke thënë se Zeza duket sikur e kupton politikën si “thurje poezish për Josip Broz Tito”, duke përmendur edhe një episod nga e kaluara e tij si nxënës.

Postimi i plotë i Ademit është shoqëruar edhe me një shënim shtesë, ku ai thekson se poezia përkatëse është publikuar në koment.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit