Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Ish deputeti i BDI, D-r Arben Ziberi, nip i kandidatit për kryeministër i parë shqiptar, Naser Ziberi, vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin.

Ndryshe, familja Ziberi shquhet si familje intelektuale dhe me ndikim, veçanërisht në Qytetin e Shkupit.

Me këtë mund të konstatohet që pas fitores në zgjedhjet komunale, VLEN etablohet edhe në rajonin e Shkupit dhe jo vetëm.

Arben Ziberi mbahet mend si njëri nga deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe si doktor i suksesshëm.

Ziberi nuk është kuadri i vetëm nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, që po braktisin këtë formacion politik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit