Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se është zyrtarizuar marrëveshja për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësor që siç tha, marrëveshja kolektive përfshin të gjitha profilet e punonjësve shëndetësorë. Taravari tha se janë bërë korrigjime në koeficiente por gjithashtu, tha se është bërë edhe rregullimi i titujve sipas ligjit për kujdes shëndetësor.Mes tjerash Ministri i Shëndetësisë konfirmoj që rreth 1000 të punësuar me kontrata pune deri në fund të vitit do të kenë dhe vendime pune.