10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Arben Fetai: Zgjidhëm statusin e dhjetëra inspektorëve tatimorë komunalë

Arben Fetai në një postim në rrjetet sociale njoftoi për ligjin e ri të Mbikëqyrjes Inspektuese që rregullon statusin e inspektorëve tatimor komunal.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi ju njoftoj se zgjidhëm statusin e dhjetëra inspektorëve tatimorë komunalë në Qytetin e Shkupit dhe komunat e Shkupit.

Me Ligjin e ri të Mbikëqyrjes Inspektuese, i cili u shpall në Gazetën Zyrtare dhe fillon të implementohet nga 1 janari, rregullojmë përfundimisht statusin e inspektorëve tatimorë komunalë në Qytetin e Shkupit dhe komunat e tjera të vendit, pas rekomandimit tim që kjo çështje të përfshihet në ligj.

Pushtetet e kaluara i lanë inspektorët tatimorë komunalë pa licencë inspektori dhe me status të nëpunësve administrativë.

Dalë ngadalë po rregullojmë çdo padrejtësi që na e lanë trashëgimi ata që nën maskën e shqiptarisë u pasuruan familjarisht, ndërsa shqiptarët i lanë me status të “referentit të ri” për 20 vjet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit