11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Arben Fetai për qëndrimin e deputetes Mimoza Musa në VLEN: Respekt dhe mirënjohje për qëndrimin tënd të palëkundur

Pas prononcimit të deputetes së Aleancës për Shqiptarët, Mimoza Musa, e cila së fundmi njoftoi mbi qëndrimin e saj në koalicionin VLEN dhe largimin nga Taravari, zëvendëskryeministri Arben Fetai reagoi në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Respekt dhe mirënjohje për qëndrimin tënd të palëkundur, e dashur Mimoza.

Në një kohë sfiduese politike, kur shumë zgjedhin heshtjen apo kompromisin, ti qëndrove e palëkundur në bindje, besnike ndaj besës së dhënë 107.000 votuesve tanë dhe idealeve për ndryshim.

Je shembulli më i mirë i përfaqësimit të ndershëm, ku fjala, qëndrimi dhe veprimi ecin bashkë. Je frymëzim për brezat e rinj, të cilët kanë nevojë të mësojnë se politika jo vetëm që mund të jetë, por edhe duhet të jetë e ndershme.

Urime për integritetin dhe guximin tënd. Shqiptarët kanë nevojë për zëra si ti!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit