Nga 1 deri më 5 tetor, studentët e rregullt në Maqedoninë e Veriut që plotësojnë kriteret, mund të aplikojnë online për shujta të subvencionuara për vitin akademik 2025/2026.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se të drejtë aplikimi kanë studentët me të ardhura më të ulëta se paga minimale.
Aplikimi bëhet online, në linkun zyrtar të publikuar nga MASH.