8.8 C
Skopje
Friday, December 5, 2025

Anulohen të gjitha oraret e trenave midis Shkupit dhe Manastirit

Shkup, 5 dhjetor – Për shkak të rindërtimit të hekurudhës në segmentin Shkup – Zelenikovë, nuk do të operojnë më trena nga 11 dhjetori 2025 deri më 10 qershor 2026, thuhet në njoftimin nga Hekurudhat e Maqedonisë.

Trenat e mëposhtëm nuk do të operojnë: treni numër 601 në linjën Shkup – Veles, që niset në orën 8:00 të mëngjesit, treni numër 2081 në linjën Shkup – Veles, që niset në orën 13:20, treni numër 643 në linjën Shkup – Manastir, që niset në orën 14:30, treni numër 2080 në linjën Veles – Shkup, që niset në orën 12:10, treni numër 2082 në linjën Veles – Shkup, që niset në orën 14:24 dhe treni numër 642 në linjën Zhabeni – Shkup, që niset në orën 11:15 të paradites.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit