Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi ambasadorët perëndimorë në Moskë po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Rusisë dhe tha se sjellja e tyre ka ngritur pikëpyetje lidhur me qëllimin e të dërguarve të tillë. Lufta në Ukrainë ka nxitur krizën më të rëndë në raportet mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza Kubane e Raketave dhe presidenti Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin se rrezikon të provokojë një luftë bërthamore nëse trupat perëndimore dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Rusia është e tronditur nga ajo që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 4 mars se ishte refuzim nga ambasadorët e Bashkimit Evropian që të takohen me të për të biseduar para zgjedhjeve presidenciale ruse që mbahen nga 15 deri më 17 mars.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga ambasadorët perëndimorë për deklaratën e Lavrovit. E pyetur nga prezantuesi televiziv rus, Vladimir Solovyov, nëse ambasadorët e BE-së e kuptojnë funksionin e tyre, zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, tha se refuzimi i tyre për t’u takuar me Lavrovin ngreh pyetje lidhur me rolin e tyre. Solovyov vuri në pah se ambasadorët e BE-së morën pjesë në varrimin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, më 1 mars, që sipas tij, shërbeu si agjent i tyre.
Navalny, që vdiq në një burg në Arktik më 16 shkurt, gjithmonë kishte mohuar se ishte agjent perëndimor. Zakharova tha se sjellja e tij tregoi se ambasadorët perëndimorë të akredituar në Moskë po përzihen në çështjet e Rusisë dhe po bëjnë “performanca” në vend se të bëjnë punën e tyre.






Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks! https://www.binance.com/el/register?ref=IQY5TET4
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. https://www.binance.info/bn/register-person?ref=UM6SMJM3