19.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Anketa e fundit: VMRO-DPMNE dhe VLEN kanë rritje të rejtingut, BDI stagnon, ndërsa LSDM-vazhdon të bjerë – qytetarët nuk e din se kë e ka kryetar

Sipas anketës më të fundit të realizuar nga MKD.MK, VMRO-DPMNE dhe VLEN kanë mbështetje më të madhe, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Nga rejtingu i partive, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, më së shumti vota do të merrte VMRO-DPMNE-ja me mbi 44 për qind, që është në rritje krahasuar me zgjedhjet parlamentare. Rritje ka edhe për VLEN-in, e cila do të kishte mbështetjen e 11.7% të qytetarëve.

Nga partitë opozitare BDI qëndron në mbështetjen e njëjtë me 13.9%. Ndërsa LSDM shënon rënie dhe ka një rejting prej 11.2 për qind. Është interesante se përkundër faktit që shumica e qytetarëve e dinë se Filipçe është lideri i ri i LSDM-së, 28,8 për qind e të anketuarve ende nuk e dinë se kush është lideri i saj Shumica e atyre që nuk e dinë se kush është lideri i ri i LSDM-së, janë shqiptarë.

Sipas sondazhit të MKD.mk pothuajse një e treta e qytetarëve, 27.7 për qind, besojnë se krimi dhe korrupsioni janë problemi më i madh me të cilin përballemi në vend.

Megjithatë, është një rënie prej gati dy për qind krahasuar me të njëjtin anketë të realizuar në mars të këtij viti. Kjo pasohet nga inflacioni mbi 15 për qind, rritja e çmimeve dhe rritja e kostove të jetesës. Të anketuarit janë përgjigjur se problem i madh për ta janë edhe papunësia, pensionet dhe pagat e ulëta, problemet në shëndetësi, emigracioni, arsimi, gjyqësori.

Në anketë është kontrolluar mendimi i qytetarëve për masën e propozuar të kryeministrit Hristijan Mickoski për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor për përmirësimin e sistemit të drejtësisë. 43.2 për qind e të anketuarve i janë përgjigjur pozitivisht masës, ndërsa 33.4 për qind e vlerësuan atë si negative.

Anketa u krye me telefon nga data 16 deri më 25 shtator dhe ishin të përfshirë 1200 të anketuar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit