16.1 C
Skopje
Tuesday, May 13, 2025

Anita Aziri: Tetova, djepi i artit që po lind yje të rinj!

Këngëtarja e njohur Anita Aziri, në një intervistë për “Expansion”, ka vlerësuar lart zhvillimin kulturor të qytetit të Tetovës, duke theksuar se ky qytet u jep shumë hapësirë artistëve të rinj për të dëshmuar talentin e tyre.

“Vitet e fundit, Tetova ka treguar se është në favor të artit dhe kulturës. Ka shumë organizime të mëdha dhe ambiente që nxisin krijimtarinë. Është e pamundur të mos e përmendim Shoqatën Kulturore ‘Xheladini Zeqiri’, që ka ndihmuar shumë artistë të rinj të dalin në pah”, tha Aziri.

Ajo shtoi se përkrahja institucionale dhe entuziazmi i komunitetit artistik po e shndërrojnë Tetovën në një qendër të rëndësishme kulturore në rajon, duke krijuar një mjedis frymëzues për gjeneratat e reja të artistëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit