12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Anita Aziri në “Expansion”: Babai është ‘fajtori’ që jam këtu ku jam!

Anita Aziri,  në emisionin “Expansion”, ka folur me emocion për rrugëtimin e saj drejt suksesit. Mes reflektimeve dhe ndjenjave të sinqerta, ajo tregoi se talentin e ka të trashëguar dhe të kultivuar nga një figurë kyçe në jetën e saj: babai.

“Po, talentin e kam të trashëguar nga babai im… ai ka qenë mbështetja ime më e madhe, bashkë me nënën,” u shpreh Aziri. “Ai më ka mësuar të punoj pa pushim dhe të mos ndalem kurrë deri sa të arrij më shumë se ai. Ai është ‘fajtori’ që unë sot jam këtu ku jam.”

Me një histori frymëzuese dhe një përkushtim të rrallë, Anita po vazhdon të ndërtojë karrierën e saj me hapa të sigurt, duke dëshmuar se kur pasioni takohet me përkrahjen familjare – suksesi është i pashmangshëm./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit