6.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Anila Xhaferi: Kalldërrmave të Çarshisë!

Shkruan Anila Xhaferi

Çdo hap që hedh butësishtë mbi kalldërmin e vjetër, shton edhe një gjurmë historie mbi të.

Rrugë e shtruara me gur kalldermi të qëndrueshme nga koha dhe hapat që janë hedhur mbi të duken si kujtime nostagjike per atë vend.Secili me një histori.

Kalldermat kanë parë dhe përjetuar shumë gjëra si:Tërmete, luftëra, vrasje, zjarre dhe prap kanë qëndruar, kanë parë edhe se si një plak me mjekër të bardhë kryen me zell dhe dashuri punën e tij!

Kane parë se si një grua ulur mbi ta zgjati dorën për lëmoshë!

Kanë dëgjuar zërat dhe të qeshurat melodike të fëmijëve.

Kalldërrmat fshehin, ruajnësekrete, ruajnë edhe dashurinë rinore…. ruajnë atë dashuri të madhe me peshë po aq sa Çarshia…

Dashurinë e parë të një vajze të re dhe një djali të ri….

Çdo hap që hedhja në kallderma tregonte një histori tjetër.

Kalldermat shpesh të lagura nga shiu tregonin vesen krenare që qëndronte mbi ta duke reflektuar bukurinë e qiellit.

Këto kallderma të Çarshisë nuk janë vetem rrugica por janë histori të gdhendura në gur, kujtime të ruajtura mes dyqanesh të vjetra dhe mureve që kishin dëgjuar shumë halle e sekrete!

Ne Çarshi gjithçka kishte jeten e vet:  shadërvani që rrjedhte pa ndalur,dyqanet që hapeshin herët çdo mëngjes, bisedat e qeta të miqve, aroma e bukës se nxehte…

Nostalgji…

Hecja nëpër kallderma, pjesë e vogël e historisë.Çdo hap e kujtoj me shumë mall!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit