10.8 C
Skopje
Monday, October 6, 2025

Anija me shtetas kinezë përmbytet në veriperëndim të Serbisë, ka viktima

Një anije me 11 persona është përmbysur gjatë natës në lumin Danub, segmenti mes Baçki Novi Selo dhe Plavna, në komunën e Baçka Palankës, në veriperëndim të Serbisë.

Sipas informacioneve të para, ende jozyrtare, ngjarja ka shkaktuar viktima.

Në bord ndodheshin 10 shtetas kinezë dhe një shtetas serb, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit lundrues në lumin Danub.

Autoritetet po vijojnë kërkimet dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për disa persona të zhdukur, ndërsa emergjencat mjekësore, policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.

Njësi të specializuara të shpëtimit në ujë nga Serbia dhe Kroacia janë dërguar gjithashtu për ndihmë. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar për këtë ngjarje.

Që nga viti 2017, Serbia dhe Kina kanë një regjim pa viza, i cili u lejon qytetarëve të të dyja vendeve të qëndrojnë ose të kalojnë transit në territoret e njëri-tjetrit deri në 30 ditë pas hyrjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit