13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Anija kozmike kineze kthehet në Tokë, kaloi 268 ditë në orbitë

Anija kozmike e Kinës është kthyer në Tokë pasi kaloi 268 ditë në orbitë.

Sipas mediave shtetërore kineze, anija kozmike eksperimentale u nis dhjetorin e kaluar nga qendra e nisjes satelitore Jiuquan në shkretëtirën veriperëndimore të Gobit.

Anija kozmike u lëshua në orbitë nga raketa Long March 2F dhe kishte për detyrë të monitoronte eksperimentet shkencore të hapësirës.

Ky ishte misioni i tretë i Kinës i anijes eksperimentale.

Misioni i parë ishte në Kinë, ku u nis në shtator 2020 dhe anija kozmike më pas qëndroi në orbitë për më pak se dy ditë.

Testi i dytë filloi në gusht 2022, pas së cilës anija kozmike qëndroi në orbitë për 276 ditë përpara se të kthehej në shtëpi në maj të vitit të kaluar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit