19.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

Andonovski: Maqedonia e ndërton të ardhmen e inteligjencës artificiale në vend, me Evropën si partner

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, mbajti fjalim në panelin kushtuar inteligjencës artificiale dhe inovacioneve në kuadër të takimit ministror për vendet e Ballkanit Perëndimor që dje dhe sot mbahet në Podgoricë, organizuar nga Komisioni Evropian dhe eurokomisarja Ekaterina Zaharieva.

Siç kumtoi Ministria e Transformimit Dixhital, Andonovski në fjalim ka thënë se “Maqedonia e transformon qasjen drejt inovacioneve, nga sistemi fragmentues në sistem të integruar, efektiv dhe model të harmonizuar evropian”. Ai e prezantoi INOVA-n, një mekanizëm kombëtar pëe inovacione dhe sipërmarrësi, që bashkon tre ministri – për transformim dixhital, ekonomi dhe për arsim dhe shkencë – në një strukturë të unifikuar që mundëson rezultat reale në terren.

“Inovacioni tashmë nuk është vetëm çështje teknologjike – ai është ekonomik, shoqëror dhe çështje strategjike. Me INOVA sigurojmë koherencë, integrim dhe gjithëpërfshirje në të gjitha nivelet”, ka thënë Andonovski.

 

Si pjesë e infrastrukturës së re, është theksuar edhe INNOFEIT EDIH – Qendra e parë evropiane për inovacione dixhitale në Maqedoni, i cili përmes Programit “Evropa Dixhitale”, siguron mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në formë të qasjes në kapacitetet për inteligjencë artificiale, binjakë dixhital, mentorim dhe trajnim.

Theks i veçantë është vendosur në fabrikën e re kombëtare për inteligjencë artificiale – VEZILKA, të financuar përmes programeve Horizon Europe dhe EuroHPC, e cila lidh Maqedoninë me AI rrjetin evropian, duke përfshirë qasjen në superkompjuterë, hapësira të përbashkëta të të dhënave dhe trajnime për sektorë kyç.

“Siç tha kryetarja Fon der Lajen – “e ardhmja e inteligjencës artificiale duhet të krijohet në Evropë”. Nga Shkupi, do të shtoja – ndonjëherë ajo e ardhme duhet të krijohet pikërisht këtu, në vend – por me Evropën si partneri ynë dhe me vlerat evropiane si udhëheqësi ynë”, ka përfunduar Andonovski.

Ministria thekson se ngjarja ka mbledhur ministra dhe përfaqësues të lartë të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja, të cilët kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe evropian në fushën e transformimit dixhital, inovacionet dhe zbatimin e inteligjencës artificiale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit