Ambasadori Meidani pritet nga zëvendëskryeministri i parë

Zëvendëskryeministri i Parë, Belim Sali, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, ku në qendër të bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe lehtësimi i qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të publikuar nga Sali, gjatë takimit është diskutuar veçanërisht projekti “One Stop Shop”, i cili synon përshpejtimin e procedurave kufitare dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Ai ka vlerësuar se iniciativa të tilla pritet të forcojnë lidhjet mes dy shteteve dhe të kontribuojnë në zhvillimin rajonal.

Megjithatë, takimi vjen në një kontekst politik më të gjerë, pas fushatës së ambasadorit Meidani me moton “Fol shqip”, e cila kishte për qëllim sensibilizimin publik lidhur me mundësinë që të diplomuarit shqiptarë në drejtësi të mund t’i nënshtrohen provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kjo çështje ka shkaktuar debat institucional dhe politik, pasi një praktikë e tillë nuk ishte lejuar nga ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.

Reagimet politike nuk kanë munguar. Ish-kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, kishte drejtuar kritika të hapura ndaj ambasadorit Mejdani, duke e problematizuar përfshirjen e tij në këtë debat.

Në këtë sfond, takimi mes Saliut dhe Mejdanit shihet si një përpjekje për të ruajtur komunikimin institucional dhe për të orientuar diskursin drejt bashkëpunimit konkret ekonomik e rajonal, ndërkohë që çështjet e ndjeshme që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në sistemin juridik mbeten ende të hapura.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit