2.8 C
Skopje
Monday, October 20, 2025

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Florijan Qehaja, uron Izet Mexhitin

Shkup, 19 tetor – Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Florijan Qehaja, uron Izet Mexhitin për fitoren e tij të padiskutueshme, shkruan Zhurnal.mk.

Në mesazhin e tij, ambasadori Qehaja shpreh gëzim për rezultatin dhe vlerëson punën dhe angazhimin e bërë së bashku me Mexhitin si lider që ka punuar për të avancuar agjendën ndër-shtetërore. Ai thekson se, megjithëse Mexhiti do t’i mungojë ekzekutivit dhe nivelit qendror, qytetarët e Çairit kanë nevojë për një profil si i tij që do të zhvillojë këtë komunë të rëndësishme me shumicë shqiptare.

Deklarata e ambasadorit përfundon me urime të ngrohta për suksesin e ardhshëm të Izet Mexhitit në detyrën e re dhe me shpresën që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të dy shteteve të vazhdojë, shkruan Zhurnal.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit