12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Ambasadori britanik viziton qendrat e votimit në Drenas: Të lumtur që më shumë njerëz po dilnin për të votuar në pasdite

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves pas vizitave në disa qendra të votimit në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan vizitoi edhe disa nga qendrat e votimit në Drenas.

Hargreaves tha në rrjetin social “X” se është i lumtur që po sheh kaq shumë njerëz duke ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

“Ndalesa jonë e radhës ishte në Drenas, të lumtur që më shumë njerëz po dilnin për të votuar në pasdite. Shpresoj që të gjithë kosovarët do ta përdorin të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë komunalë”, ka shkruar ai në “X”.

Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.

Deri tani në nivel vendi kanë votuar 528 mijë e 803 nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote, apo 26.11% në tërë territorin e Kosovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit