12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e 25-vjeçares nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë

Shkup, 5 nëntor – Pas lajmit se një vajzë 25-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete në Tetovë, ka reaguar Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.

Në reagimin zyrtar thuhet se ambasada është njoftuar nga Policia Rajonale e Tetovës për rastin dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Trupi i pajetë i 25-vjeçares, e cila dyshohet të jetë studente në Tetovë, është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër të qytetit, rreth orës 19:00. Dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.

Në vendin e ngjarjes ndodhen Policia dhe Prokurori Publik, të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit