Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Bundesligës kundër Lajpzigut, trajneri i Bajer Leverkuzenit, Çabi Alonso foli për Xhonatan Tah. Ai do të vijojë të jetë një lojtar i kampionëve të Gjrmanisë pas një vere në të cilën ai ishte i lidhur për një kohë të gjatë me Bajern Munihun.
“Në ndeshjen e kupës në Jena, ai ishte ndoshta lojtari ynë më i mirë. Kam besim të plotë, pasi ai është një profesionist i madh, një djalë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Xabi Alonso për mbrojtësin 28-vjeçar.
Në lidhje me ndeshjen e sotme, Alonso konfirmon besimit të mbrojtësi.
“Jam i sigurt se do të luajë si titullar. Tah do të jetë një nga gurët e themelit të Bajer Leverkuzenit edhe në sezonin që sapo ka filluar”