Siç mëson jozyrtarisht Almakos nga burimet e saj, VLEN dhe VMRO-DPMNE duke vendosur para së gjithash interesin e qytetarëve, bisedojnë me intensitet të madh që të arrihet një marrëveshje për ndarjen e pozitave komunale.
Siç thotë burimi i Almakos, bisedohet që VLEN të marrë postin kyç që është sekretari i Komunës, pozitë që mbahej nga LSDM, ndërsa VMRO-DPMNE ta ketë kryesuesin e Këshillit Komunal.
Në Komunën e Strugës janë në proces edhe emërimet dhe zgjedhjet e funksionarëve të tjerë të institucioneve komunale, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti. /Almakos





