Alketa Gashi-Fazliu nderohet me çmimin „Orpheus Texts Journalist of the Year 2025″

Advertisement

Universiteti i Teksasit në Dallas të ShBA-së (UTD) i ndau moderatores së njohur të RTK-së Alketa Gashi-Fazliut çmimin „Orpheus Texts Journalist of the Year 2025″.  

Çmimi ndërkombëtar Gashi-Fazliut i është dhënë nga shtëpia botuese „Mundus Artium Press” me seli në Universitetin e Teksasit në Dallas dhe i është dorëzuar nga drejtori i saj, Gjekë Marinaj.

Gjatë ceremonisë, fjalë përshëndetëse mbajtën prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, Rozafa Basha, ambasadori i parë i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, akademiku Zymer Neziri, profesori i Universitetit të Teksasit, Gjekë Marinaj, mësimdhënësja Agnesa Çipa dhe laureatja e çmimit, Alketa Gashi Fazliu. Ajo e cilësoi Universitetin e Prishtinës si vendin ku është brumosur.

Pas ceremonisë, prorektorja Basha u takua me drejtorin e „Mundus Artium Press”  dhe profesorin e disertacioneve dhe hulumtimeve ndërkombëtare më bazë në Universitetin e Texasit në Dallas, Gjekë Marinaj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit