-1.2 C
Skopje
Friday, December 19, 2025

“Alkaloid” hapi laborator të ri mikrobiologjik, kapacitet prej 20.000 analizash në vit

Fabrika “Alkaloid” SHA Shkup hapi një laborator të ri mikrobiologjik me kapacitet për kryerjen e mbi 20.000 analizave në vit. Siç njoftoi drejtori i përgjithshëm Zhivko Mukajetov, bëhet fjalë për një investim në vlerë prej 3,1 milionë eurosh. Sipas Mukajetovit, ky investim i ri ka rëndësi të madhe për zgjerimin e portofolit të barnave, duke i mundësuar “Alkaloid”-it të jetë edhe më konkurruese, jo vetëm në rajon, por edhe në tregun botëror.

“Me këtë i zgjerojmë kapacitetet për analiza mikrobiologjike të lëndëve të para, gjysmëprodukteve dhe produkteve të gatshme. Me kapacitet mbi 20.000 analiza që mund t’i realizojmë brenda një viti, dhe nga ky aspekt jemi krenarë që kompania vazhdon ciklin e investimeve dhe bën gjithçka për të qenë edhe më konkurruese kudo në botë”, tha Zhivko Mukajetov – drejtor i Përgjithshëm i Alkaloid.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit