Aliu paralajmëron kontroll më të rreptë në shëndetësi me sistem digjital për orarin e punës

Ministria e Shëndetësisë prezantoi masa më të rrepta për të monitoruar punën e punonjësve të kujdesit shëndetësor, me qëllim sigurimin e punës efikase dhe transparencës.

Ministri Azir Aliu njoftoi futjen e një sistemi të ri për regjistrimin e orarit të punës nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve dhe theksoi se do të merren masa ligjore kundër institucioneve dhe drejtorëve që nuk i përmbahen rregullave.

Ai tregoi se i kanë detektuar se sa prej punonjësve shëndetësor punojnë jashtë orarit, sa orë punojnë dhe nëse ato institucione janë në përputhje me kufizimet e përcaktuara me ligj, pasi sipas tij, shumë doktorë punojnë në klinikat private dhe marrin rrogë ne shtetërore për të njëjtin orar.

“Derisa me këtë ligj, rregullojmë disa aspekte: i pari është ‘tack and trase’ sistemi përcjellja digjitale e gjitha procesit”, tha Azir Aliu.

Drafti tjetër që e prezantoi Aliu është projektligjin e ri për ilaçet, si pjesë e një reforme më të gjerë të sektorit të shëndetësisë. Sipas tij, ligji i ri synon të modernizojë sistemin e barnave dhe ta sjellë atë në përputhje me standardet evropiane, me fokus në përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe rritjen e sigurisë së pacientit. Zgjidhja ligjore parashikon procedura më të shpejta për miratimin dhe regjistrimin e barnave, duke shkurtuar kohën për disponueshmërinë e tyre, si dhe duke krijuar një sistem për monitorimin e furnizimit dhe parandalimin e mungesave të mundshme. Janë futur edhe sisteme elektronike për gjurmueshmërinë dhe analizën e konsumit, theksoi Aliu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit