Çdo institucion shëndetësor, përfshirë klinikat dhe spitalet, mes të cilëva edhe Spitalin Klinik të Tetovës, ka mungesë të kapacitetit njerëzor, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
“Prandaj, do të punojmë intensivisht, siç kemi paralajmëruar tashmë në një konferencë për shtyp, për krijimin e kapaciteteve të reja, por edhe për optimizimin ose mobilitetin horizontal të punonjësve të kujdesit shëndetësor me qëllim që kujdesi shëndetësor të jetë më afër qytetarëve”, tha Aliu, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit pas konferencës për shtyp me rastin e fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e përdorimit të piroteknikës.
Ai shtoi se qëllimi është që qytetarët të mos shkojnë për shërbime shëndetësore vetëm në Shkup



