Deri më tani, asnjë pacient nuk është shtruar në spital si pasojë e zjarrit në një depo riciklimi për mbeturina elektronike dhe plastike në Trubarevë, tha mbrëmë Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në një konferencë për shtyp të Ekipit Drejtues për Menaxhimin e Krizave, i cili po mblidhej në një përbërje të zgjeruar në Ministrinë e Brendshme.
“Deri më tani, nuk kemi informacion se ndotja është në një nivel që e bën të pamundur daljen jashtë. Materiali është marrë nga një institucion i akredituar dhe deri të hënën do të kemi rezultate zyrtare dhe me shumë mundësi do të raportojmë për strukturën e ajrit në këtë moment në një konferencë për shtyp”, tha Aliu.
Ministri përmendi rekomandimet e shpallura nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje që kanë të bëjnë me personat mbi 65 vjeç, fëmijët dhe gratë shtatzëna.