Komisioni i brendshëm i formuar nga Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar shqyrtimin e dokumentacioneve në lidhje me rastet e dyshimta për intervenime të panevojshme kardio-kirurgjike vetëm për qëllime financiare. Ndërkohë, komisioni me ekspertë ndërkombëtarë do të fillojë punën pas përfundimit të zgjedhjeve lokale
“Komisioni vendor dje ka pasur takim ka mbaruar me shqyrtimin e tetë rasteve që kemi, por kemi edhe pesë raste të tjera që do të vazhdojnë të martën t’i shqyrtojnë. Komisioni i jashtëm do të vijë atëherë kur ne do të jemi të gatshëm që të mund të vazhdojmë me ato. Nuk kemi kontratë juridike për shkak të pengesave ligjore, mbas zgjedhjeve do të kemi nënshkrim të kontratave”, tha Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.
Kryeministri Hrisitjan Mickokski siguroi se të gjithë ata që kanë përfituar në kurriz të popullit do të përgjigjen penalisht.
“Edi se ministria ka formuar komisione, ata janë duke punuar me sa kam informacione në tetë raste. Kështu që nuk do t’ia lëmë asgjë rastësisë, çdo kush që është pasuruar në kurriz të qytetarëve, veçanërisht në shëndetësi dhe në shëndetin e qytetarëve do të ketë përgjegjësi”, u shpreh Hristijan Mickoksi, kryeministër.
Institucionet nga ku komisioni po kryen kontrolle të dokumentacioneve janë: Spitali i posaçëm në Ohër, Klinika Universitare Kardiologjia Shtetërore në Shkup, Klinika Universitare për Kardiologji në Shkup, Aci Badem Sistina dhe Zhan Mitrev në Shkup”