Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe dekani i Fakultetit të Teknologjive Informatike dhe të Komunikimit, Prof. Dr. Blagoj Ristevski, nënshkruan Memorandum të përbashkët bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir.
“Të udhëhequr nga nevoja për koordinim dhe partneritet të ndërsjellë, po e thellojmë bashkëpunimin me qëllim të zbatimit më efikas të obligimeve të përcaktuara me ligj. Ky akt përfaqëson një konfirmim të qartë të përkushtimit tonë të përbashkët për bashkëpunim institucional dhe të vizionit të përbashkët për një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qëndrueshëm. Jam i bindur se ky partneritet do të sjellë rezultate konkrete – kuadro më të përgatitura, zgjidhje inovative dhe një sistem shëndetësor më efikas në shërbim të qytetarëve”, deklaroi ministri Aliu.
Një dimension i rëndësishëm i këtij Memorandumi është transformimi digjital i shëndetësisë. Përmes aplikimit të teknologjive bashkëkohore, do të punojmë së bashku për rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendin tonë.



