14.8 C
Skopje
Thursday, October 9, 2025

Ali Ahmeti: Zëri dhe angazhimi i grave është themeli i çdo fitoreje

Shkup, 9 tetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë ka zhvilluar një takim në Tetovë me gra nga të gjitha shtresat e shoqërisë – nënat, motrat dhe vajzat shqiptare të këtij qyteti.

“Mbrëmë në Tetovë u takova me nënat, motrat dhe vajzat tona, forca e shpirtit dhe zemra e qëndresës shqiptare,” shkroi Ahmeti në një reagim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se roli i grave shqiptare është themelor në çdo arritje shoqërore dhe politike. “Zëri dhe angazhimi i grave është themeli i çdo fitoreje dhe garancia e së ardhmes sonë të përbashkët,” shtoi lideri i BDI-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit