Një komb, një gjuhë, një flamur 🇦🇱, një qëndrim, të bashkuar në Europë.
Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi.
Të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030.
Të gjithë bashkë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me 🇺🇸 dhe 🇪🇺.
Të gjithë bashkë e kemi detyrim barazinë në Maqedoninë e veriut dhe integrimin europian.
Të gjithë bashkë i kemi amanet shqiptarët në Luginë, Mal të zi dhe mërgatë.
Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit 🇦🇱 dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme Shqipëria.
Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!
🇦🇱🦅👐





