kryetar i BDI-së ka takuar kampionin e madh Florim Zendeli.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim kampionin e madh Florim Zendeli, fitues dhe mbrojtës i titullit në PFL Europe (Professional Fighters League), pas suksesit të tij të fundit në Dubai.
Në një bisedë të ngrohtë dhe frymëzuese, ndamë mendime për rrugëtimin e tij sportiv, sfidat dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që e kanë çuar në majat e suksesit ndërkombëtar. Florimi është shembull i disiplinës, vendosmërisë dhe krenarisë shqiptare në arenat botërore të sportit.
Suksesi i tij nuk është vetëm arritje personale, por edhe frymëzim për të rinjtë tanë, dëshmi se me punë të palodhur, pasion dhe besim në vetvete, kufijtë nuk ekzistojnë.
E uroj përzemërsisht për triumfin e merituar dhe i dëshiroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij sportiv!”, shkruan Ahmeti.