Në hapjen e shtabit zgjedhor, pata nderin të ritheksoj një të vërtetë themelore: Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një kompromis politik, por një kontratë shtetformuese midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Kush prek këtë marrëveshje, prek themelet e shtetit tonë tha Ali Ahmeti.
Heqja e balancuesit sipas tij , abrogimi i ligjit për gjuhën shqipe dhe shuarja e mekanizmave mbikëqyrës janë hapa që dëmtojnë rëndë interesin kombëtar të shqiptarëve dhe shkatërrojnë frymën e bashkëjetesës.
“Ne nuk duam ndasi, por bashkëjetesë të ndershme, respekt dhe dinjitet për çdo qytetar. Politikanët e rinj duhet të lexojnë historinë: ajo ka qenë e dhimbshme, por na mëson se e ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt dhe barazi” u shprehe ai.
Populli është në këmbë, referendumi na pret, dhe së bashku do të vendosim përfaqësuesit tanë!
Postimi i plotë i Ali Ahmetit:
Në hapjen e shtabit zgjedhor, pata nderin të ritheksoj një të vërtetë themelore: Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm kompromis politik, por kontratë shtetformuese midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Kush prek atë marrëveshje, prek themelet e shtetit tonë.
Heqja e balancuesit, abrogimi i ligjit për gjuhën shqipe dhe shuarja e mekanizmave mbikëqyrës janë hapa që dëmtojnë rëndë interesin kombëtar të shqiptarëve dhe shkatërrojnë frymën e bashkëjetesës.
Ne nuk duam ndasi, duam bashkëjetesë të ndershme, respekt dhe dinjitet për çdo qytetar. Politikanët e rinj duhet ta lexojnë historinë: ajo ka qenë e dhimbshme, por na mëson se e ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt dhe barazi.
Populli është në këmbë, referendumi na pret dhe së bashku do të vendosim përfaqësuesit tanë!