Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Qemal Qamili.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, Ahmeti e vlerësoi lart figurën dhe kontributin e të ndjerit, duke theksuar përkushtimin dhe guximin e tij gjatë rrugëtimit të përbashkët.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim, Qemal Qamili. Kontributi, përkushtimi dhe guximi i tij do të jetojnë përherë në kujtesën tonë, si vlera që do të përcillen ndër breza te të gjithë ata që e njohën, e respektuan dhe e çmuan rrugëtimin dhe veprën e tij,” thuhet në mesazhin e Ahmetit.
Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit, duke përmbyllur me fjalët: “U prehtë në paqe.”



