9.8 C
Skopje
Monday, October 27, 2025

Ali Ahmeti për ngushëllime te familja e Ahmet Qeriqit: Ai i dha zë dhe shpirt kauzës për liri dhe barazi

Ali Ahmeti sot ka vizituar për ngushëllime familjen e Ahmet Qeriqit bashkëluftëtar dhe bashkëvrprimtar i tij.

“Sot ishim për ngushëllime te familja dhe homazhe te vendprehja e bashkëluftëtarit dhe bashkëveprimtarit tim, Ahmet Qeriqit.

Me dhembje të thellë shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të Ahmet Qeriqit, duke kujtuar me nderim veprimtarinë e tij të lavdishme për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës.

Ahmet Qeriqi, duke qenë Drejtor i Radios “Kosova e Lirë”, ishte drita që ndriçoi sakrificat dhe heroizmin e popullit shqiptar gjatë luftës. Ai i dha zë dhe shpirt kauzës për liri dhe barazi, duke lënë një pasuri të madhe pas vetes.

Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për sakrificat dhe guximin e tij.

Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë miqve që humbën një burrë të jashtëzakonshëm” – ka shkruar Ali Ahmeti
Link fb👇
https://www.facebook.com/share/p/19kZ1tj5vh/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit