Ali Ahmeti nuk ndalet me reformat: BDI emëron katër kryetarë të rinj degësh, Likovë, Zhelinë, Tearcë dhe Saraj

Në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm dhe reformimit të strukturave partiake, Bashkimi Demokratik për Integrim ka emëruar katër kryetarë të rinj degësh. Vendimet u morën nga Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe përfshijnë:

Likovë – Avni Saliji
Zhelinë – Emir Sulejmani
Tearcë – Bujar Jakupi
Saraj – Iljas Veseli

Sipas komunikatës zyrtare, kjo pako e re e kryetarëve degësh synon të forcojë organizimin e brendshëm të partisë, duke e bërë atë më konkurruese, funksionale dhe me performancë më të lartë politike në vend.
Procesi i reformave të brendshme të BDI-së vazhdon me ritme të theksuara, duke përfshirë kontributin e të gjithë anëtarëve të partisë dhe duke u fokusuar në rritjen e përgjegjësisë dhe efikasitetit politik.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit