12.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

Ali Ahmeti nga Tirana: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të ecin krah për krah drejt Bashkimit Evropian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë për pjesëmarrje në protestën gjithëkombëtare “Liria ka emër – Drejtësi për Çlirimtarët”, ka zhvilluar një takim vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi informon Tetovasot.

Në takim u diskutua për zhvillimet politike në rajon, proceset euroatlantike si dhe domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Ahmeti theksoi se Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut duhet të ecë përkrah saj, duke ruajtur përkushtimin ndaj reformave dhe standardeve demokratike e evropiane.

“Rruga drejt Brukselit është rrugë e përbashkët, një projekt strategjik që bashkon të gjithë në rajon dhe që garanton paqen, zhvillimin dhe perspektivën tonë evropiane,” deklaroi Ali Ahmeti.TS

Postimi i plote i Ali Ahmetit:

Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, në kuadër të pjesëmarrjes në protestën gjithëkombëtare “Liria ka emër – Drejtësi për Çlirimtarët”, zhvillova takim vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, z. Blendi Klosi.
Në fokus të takimit kishim zhvillimet aktuale politike në rajon, proceset euroatlantike dhe domosdoshmëria e bashkërendimit të veprimeve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
Theksova se Shqipëria tashmë gjendet në një fazë të avancuar të negociatave me BE-në dhe se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah saj, me përkushtim të plotë dhe respektim të standardeve demokratike e evropiane.
Rruga drejt Brukselit është rrugë e përbashkët, një projekt strategjik që bashkon të gjithë në rajon dhe që garanton paqen, zhvillimin dhe perspektivën tonë evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit