22.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Ali Ahmeti nga Likova: Më 19 tetor nuk është referendum, është plebishit kombëtar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga hapja e shtabit komunal në Likovë, deklaroi se zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë më thjesht referendum, por një plebishit kombëtar për dinjitetin dhe të ardhmen politike të shqiptarëve.

“Likova foli qartë: populli është në këmbë dhe dinjiteti do të rikthehet,” u shpreh Ahmeti para mbështetësve të partisë. Ai tha se shqiptarët nuk janë qiraxhinj në shtëpinë e tyre, por dalëzotës të dinjitetit dhe substancës kombëtare.

Ahmeti u shpreh i bindur në fitoren e Aleancës Kombëtare për Integrim, ndërsa theksoi se përmasat e saj do të varen nga mobilizimi dhe vendosmëria e qytetarëve.

“Jemi bashkuar sepse po rrezikohet substanca kombëtare, dhe shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që dikush tjetër të vendosë për ta. Fitorja është e sigurt, por madhësia e saj do të varet nga vendosmëria jonë,” tha ai.

Sipas Ahmetit, Aleanca Kombëtare për Integrim është garancia e kësaj fitoreje dhe e mbrojtjes së dinjitetit kombëtar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit