13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Albi Qamili: Malësia e Tetovës do ta dëshmojë më 19 tetor se e do punën dhe punëtorin

Në një tubim madhështor në Shipkovicë, ku morën pjesë banorët e fshatrave Gajre, Lisec, Brodec, Veshallë dhe Bozovcë, bartësi i listës së VLEN-it për Tetovën, Albi Qamili, falënderoi banorët e malësisē për pjesëmarrjen masive dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj vizionit të zhvillimit.

“Banorët e Shipkovicës, Gajres, Lisecit, Brodecit, Veshallës dhe Bozovcës na nderuan me pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Për malësinë e Tetovës kemi bërë shumë dhe do të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë në mandatin e ardhshëm”, theksoi Qamili.

Ai shtoi se malësia gjithmonë ka qëndruar në krah të punës dhe të njerëzve që sjellin zhvillim, duke theksuar se kjo do të konfirmohet në zgjedhjet e 19 tetorit.

“Malësia e do punën dhe punëtorin – këtë do ta dëshmojë më 19 tetor, me votën për numrin 7”, përfundoi Qamili.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit