Albi Qamili: Aktivizmi qytetar ka qenë rruga ime shumë përpara politikës

Tetovë, 25 dhjetor – Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, në podcastin T-CAST të Tetova1 ka folur për identitetin e tij jashtë politikës, duke theksuar se para çdo funksioni institucional ai e konsideron veten aktivist qytetar. Sipas Qamilit, angazhimi i tij në çështje shoqërore, arsim dhe zhvillim lokal ka nisur shumë herët dhe ka qenë gjithmonë i lidhur me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj njerëzve dhe vendit prej nga vjen.

Ai u shpreh se është rritur me bindjen se puna dhe përgjegjësia janë më të rëndësishme se titujt apo pozitat, ndërsa politika për të ka ardhur si mjet për të shtyrë përpara ide që i ka pasur prej kohësh si aktivist. Qamili nënvizoi se, edhe pse është emëruar zëvendëskryetar i Komunës së Tetovës vetëm para dy javësh, angazhimi për të mirën e përgjithshme e shoqëron që nga mosha shkollore.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit