Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqipërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti duke shënuar se ai është një mik i vjetër që dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër.

Koçiu shprehu mirënjohje Aliut për urtësinë dhe qëndrueshmërinë , duke mbetur gjithmonë një pikë orientimi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në Tetovë, një takim i veçantë me @aliahmetiofficial , mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër ❤️🇦🇱
Një figurë që e njeh nga përvoja personale peshën e historisë dhe çmimin e identitetit tonë kombëtar.
Bisedë e hapur dhe miqësore 🤝, për vizionin që na bashkon, për përgjegjësinë që kemi ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë 🌍 dhe për nevojën që lidhjet mes nesh të mbeten të forta, të sinqerta dhe të qëndrueshme.
Mirënjohje Aliut për urtësinë dhe qëndrueshmërinë 🙏 duke mbetur gjithmonë një pikë orientimi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. 🇦🇱🤝🇲🇰

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit