11.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Alarmante: Shëndeti i njerëzve në rrezik nga ndotja e ajrit, Shkupi qyteti më i ndotur në botë!

Si ndotës kryesor janë përmendur grimcat PM 2.5, të cilat kanë një koncentrim prej 78.9 mikrogramë për metër kub, ndërsa grimcat PM 10 kanë një koncentrim prej 98.6 mikrogramë për metër kub. Koncentrimi i PM 2.5 në kryeqytet aktualisht është 15.8 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimit për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë përcjell ora24.tv

Qyteti më i ndotur në botë aktualisht është Delhi në Indi. Pas tij, në listë janë Lahore në Pakistan, dhe në vendin e tretë është Sarajeva.

Nga qytetet ballkanike, Shkupi dhe Sarajeva shpesh renditen ndër qytetet më të ndotura në botë.

Aktivistët ekologjikë alarmojnë se janë të nevojshme masa urgjente, për shkak të pasojave të rënda për shëndetin e njerëzve nga ndotja e ajrit./ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit