Alarm për bombë në Gjimnazin 7 Marsi në Tetovë

Mëngjesin e së hënës është raportuar një alarm për bombë në Gjimnazi 7 Marsi në Tetovë informon Tetovasot.
Sipas informacioneve fillestare, nxënësit janë evakuuar nga objekti, ndërsa në ambientet e shkollës ndodhen forca policore që po kryejnë kontrollet përkatëse.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Situata po monitorohet dhe priten informacione zyrtare në vazhdim.TS

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit