Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është regjistruar një alarm për bombë.
Lajmin e ka konfirmuar për kallxo.com Shpend Maliqi, shef i Policisë së Kosovës në ANP.
Ai ka thënë se “situata nuk është serioze e se ende janë duke kontrolluar zonën”.
Alarme për bombë ka pasur edhe në të kaluarën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përderisa të njëjtat kanë rezultuar të rreme.


 
                                     
 



