26.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Alarm në Greqi për sëmundjen e lisë: 262 mijë bagëti të therura në një vit, rrezikohet karantina

Greqia po përballet me një krizë serioze për shkak të përhapjes së lisë tek bagëtitë e imta. Ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Costas Tsiaras, paralajmëroi se vendi mund të përballet me masa të rënda karantine nëse nuk frenohet përhapja e sëmundjes.

Pas një takimi urgjent me guvernatorët rajonalë, është vendosur zbatimi i një plani intensiv dhjetëditor, që përfshin:
Prani të shtuar të veterinerëve në terren,
Inspektime të rrepta në fermat e bagëtive,
Krijimin e stacioneve për dezinfektim,
Sensibilizimin e fermerëve për zbatimin e masave të biosigurisë.

“Masat e biosigurisë duhet të përforcohen. Në të kundërt, rrezikojmë të vendosim karantinë në nivel kombëtar”, tha ministri Tsiaras, duke nënvizuar seriozitetin e situatës.

Në rast karantine, ndalohet çdo lëvizje e deleve dhe dhive brenda Greqisë, çka pritet të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike për fermerët.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë therur mbi 262 mijë dele dhe dhi, që përbëjnë rreth 3% të totalit të bagëtive në vend.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit