Aktorja turke zbulon origjinën shqiptare: Po vij në Kosovë, në shtëpinë time

Aktorja turke e serialeve të suksesshme “Kardeşlerim” dhe “Bir Gece Masalı”, Su Burcu Yazgı Coşkun, ka folur publikisht për lidhjet e saj familjare me origjinë shqiptare, duke nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes së traditave në familjen e saj. 

E lindur më 15 prill 2005 në Stamboll, Su Burcu është bërë një nga fytyrat më të njohura të dramave televizive turke, sidomos falë rolit të Asiye Eren në serialin e famshëm “Kardeşlerim”, që ka arritur audiencë të gjerë dhe transmetim ndërkombëtar. 

Në një intervistë të fundit, aktorja ka theksuar se nëna e saj është me origjinë shqiptare, e cila ka emigruar drejt zonës së Detit të Zi në Turqi. Ajo ka nënvizuar se në familje i ruajnë elemente të kulturës shqiptare si veshjet tradicionale dhe gatimet karakteristike, duke përmendur edhe pjata tradicionale që përgatiten në shtëpinë e tyre. 

Su Burcu ka një karrierë të pasur që filloi që në fëmijëri, duke marrë role në telenovela dhe seriale të ndryshme që nga viti 2011, dhe ka fituar vlerësime për performancat e saj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit