Ministria e Shëndetësisë, së bashku me të gjitha institucionet përkatëse, do të vazhdojë me informimin e rregullt dhe zbatimin e masave, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Aktivizohet Faza 3 e Planit Aksional për valët e të nxehtit
Ministria e Shëndetësisë informon opinionin publik se, sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike dhe konkluzioneve të Komisionit për zbatimin e planit aksional për parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit ndaj shëndetit të popullatës 2025–2030, aktivizohet Faza 3, në të cilën priten temperatura jashtëzakonisht të larta që rrezikojnë shëndetin e popullatës, veçanërisht të grupeve më të ndjeshme.
Qytetarët duhet që pjesën më të nxehtë të ditës ta kalojnë në ambiente të mbyllura dhe të freskëta, të konsumojnë sasi të mjaftueshme të lëngjeve dhe të shmangin alkoolin. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet personave me sëmundje kronike, personave mbi 60 vjeç, grave shtatzëna dhe fëmijëve të vegjël.
Ministria u bën apel të gjitha institucioneve, punëdhënësve dhe qytetarëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe në përputhje me masat në vijim:
· Aktivizimi i planeve për kushte të jashtëzakonshme – të gjitha institucionet shëndetësore, institucionet për përkujdesjen e të moshuarve dhe institucionet arsimore të veprojnë në përputhje me protokollet e tyre të brendshme për situata krizash.
· Të riorganizohen proceset e punës për punonjësit që janë të ekspozuar ndaj të nxehtit të drejtpërdrejtë dhe të shqyrtohet mundësia për:
· Shtyrjen e procesit të punës gjatë orëve kritike (11:00–17:00) për punëtorët e ekspozuar ndaj të nxehtit të drejtpërdrejtë;
· Punë në distancë, orar fleksibil ose orar të ndarë në dy turne, aty ku është e mundur;
· Punëdhënësit të sigurojnë kushte mikroklimatike për punë në përputhje me planin aksional: hapësira pune me temperaturë deri në 25°C, përveç në rastet kur natyra e procesit të punës kërkon ndryshe;
· Të lirohen nga detyrimet e punës gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, nëse punëdhënësi nuk është në gjendje të sigurojë kushte të përshtatshme mikroklimatike për punë;
·Të riorganizohen proceset e punës për punonjësit e ekspozuar ndaj të nxehtit të drejtpërdrejtë;
· Institucionet shëndetësore, arsimore dhe sociale të veprojnë sipas planeve për gjendje të jashtëzakonshme, të rrotullojnë stafin dhe të sigurojnë hapësira të klimatizuara për pacientët dhe punonjësit;
· Qendrat për punë sociale, vetëqeverisja lokale dhe Kryqi i Kuq të intensifikojnë mbështetjen në terren për personat e vetmuar, të moshuar dhe të pastrehë;
· Institucionet arsimore dhe kopshtet të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura gjatë periudhës nga ora 11:00 deri në 17:00;
· Punëdhënësit të sigurojnë kushte të përshtatshme për punë (temperaturë deri në 25°C) dhe, nëse është e mundur, të zbatojnë punën online ose orar fleksibil pune;
Të sigurohet transport publik i klimatizuar për qytetarët gjatë gjithë ditës.